11:12 / E Martë, 23 Prill 2024 / S Z

Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, zjarrfikësit japin detaje

Një pjesë e fasadës ka rënë sot nga një ndërtesë në rrugën “UÇK” në Prishtinë, duke rrezikuar kështu banorët përreth.

E zjarrfikësit tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të evituar rrezikun eventual.

Bashkim Zeneli udhëheqës i skuadrës së zjarrfikësve “Prishtina 2”, ka thënë për Indeksonline-n se megjithëse rreziku për momentin ka kaluar, nëse reshjet vazhdojnë atëherë dhe rreziku do të rritet.

E gjithë kjo sipas tij është shkaktuar pasi që çatia e ndërtesës nuk është e mbuluar në mënyrë korrekte.

“Në 9.25 kemi pranuar një thirrje se është rrezik rënia e fasadës nga ndertesa. Kemi dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Këtë e ka shkaktuar neglizhenca e punës së mbulesës së çatisë së kulmit të ndërtesës, e cila nuk është në mënyrë korrekte e mbuluar dhe mund të shkaktojë rrezik sërish, nëse ka reshje atmosferike të mëdha. Gjithsesi  duhet të ndërmerret diçka të sigurohet çatia, mbulesa dhe çyngat, ullukt për të zbritur ujin poshtë. Por për momentin rreziku ka kaluar”, ka thënë ai.