11:31 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Intervista e fundit e Ismet Pejës në media

Ikona e muzikës shqipe, Ismet Peja dje u shua. Dhimbjen për këtë humbje të madhe e kanë shprehur shumë personazhe publike, duke e nderuar dhe respektuar figurën e tij.

Këngëtari legjendar gjakovar intervistën e fundit e kishte dhënë në RTK. Në emisionin “Zonë” që udhëhiqet nga Arbnora Ademaj, Ismet Peja kishte rrëfyer për karrierën e tij të gjatë e me plot suksese.

Duke patur privilegj që kishte në intervistë për herë të fundit Ismet Pejën, Arbnora Ademaj ka bërë një mesazh emocional për të.

“Pusho i qet doajeni i kenges shqipe ,nuk mund ta besoje qe intervisten e fundit e kemi realizuar se bashku, sa isha e lumtur per ardhjen tende ne emisionin Zone, por nuk do ta besoja qe do te mbetet e fundit per ju, Ngushllime familjes dhe mbare popullit shqiptare,faliminderit per çdo gje qe i dhat muzikes shqiptare , Pusho i qet axha Ismet Peja” shkruan bukuroshja dhe gazetarja e njohur.