18:25 / E Martë, 20 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

114 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 842 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 114 qytetarë, në këto bashki:

46 në Tiranë, nga 7 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, 5 në Fier, nga 4 qytetarë në Durrës, Lezhë, Vlorë, Himarë, Delvinë, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Berat, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Shijak, Kamëz, Kavajë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Selenicë, Konispol, Përmet, Memaliaj, Poliçan.

Janë 851 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.