16:24 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Blerim

Amerikanët do të kenë dy vaksina antiCovid para Krishtlindjeve

Dy vaksinat e para kundër koronavirusit do t’u jepen amerikanëve përpara Krishtlindjeve. Sipas mediave të huaja,  Ministri i Shëndetësisë Alex Azar, ka treguar planin për vaksinimin, pasi kompania Moderna njoftoi sot se po aplikon për miratim nga rregullatorët amerikanë, një vaksinë pas BioNTech dhe Pfizer.

Këshilltarët e jashtëm të Administratës së Ushqimit dhe Barnave do të takohen në 10 dhjetor për të shqyrtuar autorizimin e vaksinës COVID-19 të Pfizer. Sipas Azar, vaksina mund aprovohet dhe dërgohet brenda ditësh për vaksinim.

“Kështu që ne mund të shohim të dyja këto vaksina dhe të futen në krahët e njerëzve para Krishtlindjeve. Qeveria federale do të dërgojë vaksinat përmes sistemit të saj normal të shpërndarjes së vaksinave, me guvernatorët e shteteve që përcaktojnë se ku duhet të shkojnë më parë. Ata do të përcaktojnë se cilat grupe do të prioritizohen. Unë do të shpresoja që shkenca dhe provat të jenë mjaft të qarta që guvernatorët tanë të ndjekin rekomandimet që ne do t’u bëjmë atyre, “tha Azar.

Gjithashtu, Azar ka thënë se ai me  zëvendës Presidenti Mike Pence do të diskutojnë me guvernatorët ditën e sotme sot për çështjen e vaksinave dhe cilat grupe të popullsisë do të vaksinohen të parët.

Kompanitë Pfizer dhe BioNTec kanë paraqitur vaksinën e tyre anti-Covid për aprovim të FDA në datën 20 nëntor. Ndërsa ditën e sotme është Kompania Moderna e dyta që do të dorëzojë kërkesën e saj për autorizim të shpejtë, ku ka deklaruar dhe se vaksina është 94.1% efektive.