16:42 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë ngriten në Konsullatën Shqiptare të Milanos

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se flamujt shqiptarë janë ngritur në ndërtesën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos.

Rama ka thënë se në vijim do të çelin të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët në botë.

Shkrimi i plotë i Ramës:

“U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos.

Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë”.