75 Mall Live Search
16:55 / E Enjte, 28 Maj 2026 / Z S

Konjufca: Mbështetja dhe vullneti i vullnetarëve janë forca më e madhe e fitoreve që na presin

Kandidati i VV-së për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Gluk Konjufca gjatë ditës së sotme ka zhvillur një takim me vullnetarët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët do të angazhohen për zgjedhje.

Sipas Konjufcës, mbështetja dhe vullneti i vullnetarëve janë forca më e madhe e fitoreve që e presin Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë:

Në Ferizaj u takuam me qytetarët dhe vullnetarët tanë të palodhshëm, njerëzit që me përkushtimin dhe punën e tyre po e mbajnë gjallë energjinë pozitive të fushatës.

Mbështetja dhe vullneti i tyre janë forca jonë më e madhe për fitoret që na presin.

Bashkohuni si vullnetarë dhe kontribuoni në fitoren e Lëvizjes duke u regjistruar përmes këtij linku: https://vullnetareperlevizje.com

Sonte hapim fushatën në palestren “Bill Clinton” në Ferizaj me fillim nga ora 19:30.