14:30 / E Martë, 28 Maj 2024 / AR

Nisi lidhje dashurie? Bes Kallaku zbulon gjithçka

Bes Kallaku, prej dy ditësh ka qenë në qendër të spekulimeve se ka nisur një romancë të re me ish-konkurrenten e “Për’Puthen”, Çiljeta Kormuzi, zëra të cilat aktori i humorit i ka mohuar ekskluzivisht për Anabel-in.

I pyetur nga “Anabelmagazine” për vërtetësinë e thashethemit, Besi u shpreh:

“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”.

Më tej, aktori i humorit shtoi:

“As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem! Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”!.

Si nisën thashethemet?

Çiljeta ishte në koncertin e Besit në Bruksel dhe postoi një foto.

Ekskluzive: Bes Kallaku flet për zërat se është në

Më pas, publikuan të dy një foto nga kënde të ndryshme, në të njëjtin vend.

Ekskluzive: Bes Kallaku flet për zërat se është në