I shkroi këngën që del sot, humb jetën papritur bashkëpunëtori i Era Istrefit
Era Istrefi publikon sot këngën e saj më të re, “I’m Dying to Feel Alive”, një projekt me një domethënie të veçantë emocionale për artisten.
Kënga është shkruar nga Talay Riley (Mark Orabiyi), kantautor fitues i çmimit “Grammy”, i cili humbi jetën tragjikisht më 5 qershor në Londër, në moshën 35-vjeçare.
Përmes një postimi në Instagram, Era u shpreh thellësisht e prekur nga humbja e tij, duke theksuar se ndihet mirënjohëse që pati mundësinë të bashkëpunonte me të dhe të mbajë gjallë trashëgiminë e tij përmes kësaj kënge.

Publikimi i “I’m Dying to Feel Alive” vjen si një homazh i ndjerë për Talay Riley, duke i dhënë projektit një peshë të veçantë emocionale.

