09:11 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

12 lojtarët fatlum që luajtën bashkë me Messin dhe Ronaldon

Të luash me njërin nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave është arritje e madhe, por të luash me dy është absolutisht nivel tjetër.

 Dhe vetëm 12 lojtarë në histori kanë qenë të “bekuar” të luajnë në të njëjtin ekip me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

The Sportsman përpiloi listën me lojtarët e Portugalisë dhe Argjentinës si ekipe kombëtare dhe Barcelonën, Real Madridin, Manchester United dhe Juventusin.

Fernando Gago

Luajti me Ronaldon për tri vite te Real Madridi dhe gjithashtu me Messin në ekipin kombëtar.

Gabriel Heinze

Ishte bashkëlojtar me Ronaldon në Manchester United për tri vjet si dhe me ekipin kombëtar me Messin.

Andre Gomes

Ishte me Messin në Barcelonë dhe me Ronaldon në ekipin kombëtar të Portugalisë.

Angel Di Maria

U përputh super me Ronaldon te Real Madridi, duke fituar Champions Leaguen në vitin 2014, ndërsa është me Messin bashkëlojtar në ekipin kombëtar të Argjentinës.

Carlos Tevez

Në Premierligë ishte bashkë me Ronaldon në Manchester, si dhe arriti dy finale të Copa Americas bashkë me Messin.

Paulo Dybala

Shpenzoi 4 vite me Messin në futbollin ndërkombëtar, dhe një sezon e gjysmë me Ronaldon në Juventus.

Gonzalo Higuain

Me Messin në Argjentinë si dhe me Ronaldon edhe në Real Madrid edhe në Juventus.

Henrik Larsson

Luajti me Barcelonën për dy vite si dhe me Manchesterin për një sezon.

Nelson Semedo

Me Messin në Barcelonë dhe me Ronaldon në Portugali.

Ezequiel Garay

Luajti dy sezone me Ronaldon në Real Madrid dhe me Messin në ekipin kombëtar të Argjentinës.

Deco

Ishte bashkëlojtar me Messin në kohët e para të karrierës dhe me Ronaldon në ekipin kombëtar./Indeksonline/