75 Mall Live Search
12:31 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / AR

12 orë dhimbje, Jonida Vokshi kujton lindjen e vajzës së saj në ditëlindjen e 6-të

Jonida Vokshi ka ndarë një shkrim emocional në rrjete sociale me rastin e ditëlindjes së 6-të të vajzës së saj, duke kujtuar momentet e lindjes dhe përvojën e saj si nënë për herë të parë.

Në postimin e saj, Vokshi rrëfen se para gjashtë vitesh ka kaluar një nga përvojat më të vështira të jetës së saj, një lindje që zgjati rreth 12 orë, e shoqëruar me frikë, lodhje dhe emocione të forta, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, ajo thekson se dhimbja dhe vështirësitë e atij momenti u zbehën menjëherë sapo erdhi në jetë vajza e saj, Emi.

Aktorja dhe prezantuesja shprehet se ardhja e vajzës së saj i ndryshoi përgjithmonë jetën, duke e bërë të përjetojë një ndjesi të re dhe të papërshkruar më parë për amësinë. Ajo e përshkruan vajzën si “bekimin më të madh të jetës” dhe thekson se do ta përjetonte sërish të njëjtën ditë, pa hezitim, vetëm për ta pasur atë në jetën e saj.

Postimi i saj ka marrë vëmendje në rrjete sociale për tonin e tij emocional dhe për mënyrën personale me të cilën ajo ka ndarë këtë kujtim familjar./Indeksonline/