10:19 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / AR

12 pacientë me koronavirus dhe 32 post-covid të hospitalizuar në SHSKUK

Në bazë të raportit të datës 11 nëntor 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid,  sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë

Spital i Pejës, 4  pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë