08:21 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

12 pacientë në gjendje të rëndë nga Covid në Spitalin e Pejës

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 73 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 55 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 463 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 38 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

9 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore.

476 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,345

analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.