18:43 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

12 vjeçarja sulmohet fizikisht nga banditi që ia vodhi iPhone-in e saj (Video)

Një kamerë sigurie ka kapur pamjet kur një 12 vjeçare u sulmua në rrugë nga një njeri i cili e hodhi atë në tokë për t’ia vjedhur iPhone-in e saj.

Regjistrimet e publikuara nga policia tregojnë njeriun, të veshur me një palë tuta ngjyrë vjollcë, duke ecur rrugës dhe pastaj kthehet papritmas dhe tenton t’ia marr iPhone-in vajzës së vogël.

Vjedhësi, i përshkruar “me theks evropian” dhe i moshës 16-19, shihet duke e hedhur në tokë përpara se të rrëmbej iPhone 6-in e saj ngjyrë ari.

Vajza, e cila kishte veshur një xhaketë me fanellën e sipërme, rezistoi duke u munduar të mos ja lejojë telefonin e saj atij, por banditi arriti ta mposhtë atë pas disa përpjekjeve.

Në video shihet edhe duke e goditur 12 vjeçare.

Tani pas publikimit të pamjeve, policët po shpresojnë për identifikimin e këtij personi./Indeksonline/.