120 euro pako mbështetje për çdo fëmijë të porsalindur në Vushtrri
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një shkrimi të publikuar në faqen Facebook, ka njoftuar se për çdo fëmijë të porsalindur do t’i jepet një pako mbështetjeje prej 120 euro.
Përmes kësaj pako sipas tij synohet të blihet një shtrat ose mjete të nevojshme për të porsalindurit.
Ky është postimi i plotë i Xhaferit:
I kam propozuar Kuvendit të Komunës që të miratoj propozim
politikën e re nga qeverisja komunale përmes së cilës do të mbeshtetet secili
çift vushtrrias me fëmijë të porsalindur e ku synohet të blihet 1 shtrat ose
një pako me mjete të nevojshme për të porsalindurit.
Sipas vlerësimeve tona, kemi afër 600 lindje në vit në
qytetin tonë, prandaj kjo masë pritet ti kushtojë buxhetit komunal rreth
72,000€.
Qëllimi i kësaj mase është që çdo fëmijë i lindur në
Vushtrri, pavarësisht kushteve ekonomike të prindërve, të filloj jetën në
shtrat të njejtë.