16:34 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vjen reagim i ashpër i Shpendit pas dënimit të aktivistëve: Shihemi sonte…

Pas aktgjykimit ku aktivistët e Vetëvendosjes janë dënuar me 21 vjet burg kryetari  i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se megjithatë drejtësia do të vihet në vend kurdoherë.

Statusi i plotë:

Është e thjeshtë. Ekipi i njëjtë i prokurorëve e gjykatesve ka mbajtur edhe Astritin ne paraburgim padrejtësisht, e Astriti në parabrugim ka humbur jetën.

Po ti shpallnin të rinjtë sot të pafajshëm, ata do të shpallnin vetën fajtor për vdekjen e Astritit. Në mes vetës dhe të rinjve, ata dënuan këta të fundit.

Drejtësia do të vihet në vend kurdoherë!

Shihemi sonte në tubimin tonë përfundimtar në Prishtinë në sallen 1 Tetori në ora 19:30!