08:21 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

13 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës nga Covid19

Gjatë 24 orëve në Spitalin e Pejës, me Covid19 janë duke u trajtuar 78 pacientë. Prej tyre 5 janë në Respirator (CPAS) 53 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Ndërsa 12 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thekson raporti.

4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

313 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,452 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.