17:05 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

13 të vdekur nga rrëzimi i murit të një kishe

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe afër 30 të tjerë janë plagosur, pas shembjes së një muri të një kishe në Afrikën e Jugut, ku po mbahej shërbesa e pashkëve.

Shërbimet e emergjencës thanë se 29 persona kërkuan ndihmën mjekësore.

Një zëdhënës i Policisë lokale tha se shembja e murit mund të ketë ndodhur shkaku i reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë rajonin. /Indeksonline/