22:37 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

13 vjeçares i pritet koka pasi nuk pranoi të bëj seks me të afërmin e saj

Një vajze 13 vjeçare i është prerë koka me drapër pasi ajo nuk ka pranuar të bëj seks me të afërmin e saj.

Sulmi u zhvillua në lagjen Salem të Tamil Nadu.

I akuzuari, Dinesh Kumar, është arrestuar pasi thuhet se vajza u vra në mënyrë brutale.

Policia gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimet se i akuzuari ishte i sëmurë mendërisht.

Sipas raporteve lokale, vajza ishte studente në një shkollë të afërt dhe i kishte thënë nënës së saj për sulmet që i kishte bërë i akuzuari, e të cilat i kishte refuzuar e mitura në mënyrë të përsëritur./Indeksonline/