17:50 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / M. M

13 vjeçarja mbetet shtatzënë pas përdhunimit nga xhaxhai gjatë izolimit të koronavirusit

Një 35-vjeçar është akuzuar për abuzim seksual dhe përdhinim të mbesës së tij 13-vjeçare gjatë muajve të izolimit nga koronavirusi, në Indi.

I dyshuari është arrestuar dhe burgosur në qytezën Mahbubabad për përdhunimin e fëmijës, me të cilën jetonte në fshatin e izoluar Kurivi Mandal.

Tmerri doli në dritë kur prindërit e çuan fëmijën në një klinikë ngase kishte shqetësime, ku u konfirmua se ishte pesëmuajshe shtatzënë, raporton “The Times of India”.

Inspektori i policisë J Shankar tha: “Burri ka shfrytëzuar seksualisht viktimën për afro pesë muaj”.

Një incident i ngjashëm u raportua më herët dhe në qytetin indian Navi Mumbai, ku një burrë u arrestua për përdhunimin e një vajze 25-vjeçare.

Edhe në këtë rast zbulimi i ngjarjes u bë kur adoleshentja nisi të ankohej për dhimbje barku, kur dhe u zbulua që ishte shtatzënë.