75 Mall Live Search
14:35 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / H F

“Nuk jemi Republikë Bananesh!” Izraeli refuzon marrëveshjen e paqes: Nuk tërhiqemi nga Libani

Politikanë izraelitë nga i gjithë spektri politik dënuan marrëveshjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke paralajmëruar se ajo komprometon sigurinë dhe lirinë e veprimit të Izraelit. Reagimet, që përfshinë si koalicionin qeverisës të kryeministrit Benjamin Netanyahu ashtu edhe opozitën, hedhin dyshime mbi suksesin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Teksa po thuhet se ujdia parashikon ndalimin e luftimeve në të gjitha frontet, dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Libani, shteti hebre e bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta ndërmarrë një hap të tillë. Ministri i Mbrojtjes Izrael Katz, theksoi se trupat e tyre nuk do të largohen nga territori pushtuar dhe nëse Irani do të sulmojë Izraelin për shkak të veprimeve në Liban do të hakmerren.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, një partner kyç i krahut të djathtë ekstrem në koalicionin e Netanyahut, deklaroi se marrëveshja nuk është detyruese për Izraelin dhe theksoi pavarësinë e vendit. Ben Gvir

“Izraeli nuk është i nënshtruar ndaj Shteteve të Bashkuara; ne jemi një shtet i pavarur dhe sovran.Nukduhet të tërhiqemi nga asnjë territor që luftëtarët tanë e kanë pushtuar dhe pastruar nga infrastruktura terroriste. E duam SHBA dhe jemi mirënjohës presidentit amerikan Donald Trump, e megjithatë Shteti i Izraelit nuk është një Republikë Bananesh”, tha Ben Gvir.

Ndërkohë, ministri i Financave Bezalel Smotrich e quajti marrëveshjen “të keqe për Izraelin dhe për gjithë botën e lirë”. Në një intervistë për Nju Jork Times presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e përkufizoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu si një njeri të vështirë, që vazhdimisht ka rrezikuar të kompromentojë marrëveshjen me Iranin. Ai tha se Netanjahu duhet të jetë mirënjohës ndaj Uashingtonit, pa ndërhyrjen e të cilit nuk do t’i mbijetonte një sulmi të Iranit bërthamor.