13:15 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

134 persona të ekzekutuar sivjet nga “dënimi me vdekje” në Arabinë Saudite, 6 nga ta fëmijë

Arabia Saudite këtë vit ka ekzekutuar 134 persona, gjashtë prej të cilëve ishin fëmijë, ka zbuluar raporti i ri.

Shifrat tronditëse, të dhëna në Këshillin e KB për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, vijnë përkundër premtimit të Mohamed bin Salmanit për të zvogëluar përdorimin e dënimit me vdekje, përcjellë Indeksonline.

Në vitin 2018, vendi vrau 149 persona.

Të paktën 24 persona të tjerë, përfshirë tre fëmijë, janë në rrezik për jetë, sipas organizatës së të drejtave të njeriut.

Dënimi i një personi nën moshën 18 vjeçe deri në vdekje është i paligjshëm sipas Ligjit ndërkombëtar.

Organizata pretendon se Arabia Saudite po abuzon me të drejtat e njeriut d

Ata shtuan se abuzimet janë “rënduar nga torturat sistematike të të arrestuarve dhe gjyqeve jashtëzakonisht të padrejta që kulminuan me dënime me vdekje”./Indeksonline/