75 Mall Live Search
20:13 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / Z S

Sot dita e 39-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë mbajnë fjalimet e tyre

Ka filluar protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë , tashmë në ditën e saj të 39-të. Si çdo pasdite, edhe këtë të mërkurë, rreth orës 19:00, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” ku vijuan me thirrjet e tyre ‘Rama jepe dorëheqjen’ dhe ‘Rama në burg, Berisha në burg’.

Turma e protestuesve u nis drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ , për të ndaluar para godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit kanë mbërritur dhe po vazhdojnë me fjalime e tyre që priten që zgjasin për rreth dy orë. Pas kësaj, ata do vijojnë marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale, të cilën protestuesit e konsiderojnë si qëllimin kryesor të kësaj proteste të vazhdueshme.