09:07 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

1393 pacientë janë hospitalizuar gjatë muajit shkurt, në Spitalin e Gjakovës

Gjatë muajit Shkurt, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë hospitalizuar 1393 pacientë (142 në Kirurgji, 47 në Ortopedi, 48 në Urologji, 19 në ORL, 306 në Gjinekologji, 122 në Neonatologji, 205 në Pediatri, 135 në Interno, 66 në Infektiv, 72 në Neurologji, 20 në Psikiatri, 75 në Pulmologji, 19 në Dermë, 28 në Kujdes intenziv dhe 89 në Njësinë Koronare).

Janë kryer 195 operacione (75 operacione Kirurgjike, 27 operacione Ortopedike, 24 operacione Urologjike, 1 në ORL dhe 68 operacione Gjinekologjike).

Gjatë këtij muaji kanë qenë 120 lindje, prej tyre 62 djem e 61 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 46).

Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 12211, 1285 shërbime në Ro-Kabinet dhe 197 CT-ja.

Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 3056.
Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 854 shërbime të Dializës (750 të Komunës së Gjakovës dhe 104 jashtë Kosovës).