17:03 / E Hënë, 10 Qershor 2019

14 këshilla për një trup të shëndetshëm

Gjithçka në jetën e njeriut është në funksion të shëndetit. Por jo rrallë lind pyetja: Ç ‘duhet të bëjë një njeri për të mbajtur në formë  trupin e tij? Shkencëtarët dhe studiuesit në rrjedhën e shekujve kanë hartuar dhe vazhdojnë të hartojnë rregulla e këshilla të nevojshme për mirëqenien e njeriut. Ndër to janë :

1Çokollata

Gjithsecili e di se sa e mirë është për ne çokollata. Në të përmbahen kimikate të quajtura polifenolë, të cilat reduktojnë praninë e radikaleve të lira, që mund të shkatërrojnë qelizat dhe mund të sjellin dëmtime të ADN-së, po ashtu mbron edhe zemrën. Shkolla Harvard dhe Shëndeti Publik kryen një studim me rreth 8 000 meshkuj amerikanë të moshës rreth 65 vjeç për një periudhë katër vjeçare, dhe ata persona që konsumonin çokollata dhe ëmbëlsira të paktën tri herë në muaj, jetonin gati një vit më tepër sa ata që konsumonin çokollatën një here në vit.

2. Vera e kuqe

Vera e kuqe sjell shumë dobi  në organizmin e njeriut kur ajo konsumohet në masën e duhur. Disa, dobi që përftohen janë: Ndihmon në reduktimin e presionit të gjakut dhe uljen e nivelit të kolesterolit. ngadalëson plakjen e zemrës, muskujve të  syve dhe ruan aftësinë e katarakterit.

3. Akullorja

Edhe pse në përbërjen e saj ka sheqer, akullorja nuk ka nivele të larta të glukozës, çka do të thotë se akullorja e sjell sheqerin në gjak gradualisht pasi ju ta keni shijuar atë. 7 gram akullore kanë pikërisht 114 klori dhe ndërsa 6 gram yndyrë përmbajnë 11 kalori.

4. Puna

Nga puna s’ka vdekur njeri, thotë një shprehje popullore. Përjashto Japoninë, ku qindra njerëz vdesin çdo vit. Gjithsesi, ekspertët kanë treguar se puna ju ndihmon të jeni të shëndetshëm, çka jo vetëm ju bën të jetoni më mirë, të rrisni nivelin tuaj të jetesës, por mbi të gjitha ju afirmon në shoqëri.

5. Kafeja

Kafeja përmban antioksidantë dhe taninë të cilat ndihmojnë në forcimin e zemrës dhe zhbllokimin e arterieve. Po ashtu këta përbërës janë të dobishëm për mëlçinë, një filxhan në ditë largon rrezikun e cirrozës në 20%, ndërsa 4 filxhanë në ditë reduktojnë ketë rrezik në 80%. Çka do të thotë se ky është një lajm i mirë për ata që s’mund të konsumojnë verën e kuqe për arsye të ndryshme.
6. Ushqimet që dëmtojnë kolesterolin

Janë dy mënyra që trupi i njeriut merr kolesterol, nga ushqimi që hamë dhe nga mëlçia, edhe pse shumë ushqime kanë kolesterol mëlçia prodhon 80% të kolesterolit që kemi nevojë. Disa nga ushqimet që s’duhet të hahen për të evituar kolesterolin janë:  Gjalpi, mishi i pjekur, mishi i grirë, të brendshmet të tilla si mëlçi, zemër dhe veshka. Gjithashtu duhet të minimizohen  prodhimet e qumështit që kanë më shumë se 1% yndyrë qumështi, gjithashtu fast-foods. Mund të përdoresh margarina të lehta, ose vaj ulliri, mishin zëvendësoje me pulë ose peshk por që kanë lëkure të hollë.

7. Zarzavate të gjelbra kurojnë diabetin

Është vërtetuar se zarzavatet e gjelbra veçanërisht të gjalla të gjithë ata që vuajnë nga diabeti duhet t’i përdorni çdo ditë, në drekë dhe darkë, në sasi të bollshme. Zarzavatet e gjelbra përmbajnë antioksidantë, vitamina, kripëra minerale dhe fibra. Te gjitha perimet përmbajnë vitamine C në perqindje të ndryshme, sipas llojit të bimëve. Njëzet e katër ore pas këputjes, ato humbin 10-15% të vitaminës C. Gjatë gatimit humbin jo vetëm gjithë vitaminën C, por dhe shumicën e mineraleve. Por uji në të cilin ato janë zier përmban mikromineralet e dobishme, si kaliumi, magnezi dhe zinku, prandaj dhe mund të përdoret për të gatuar supë.

8 . Vitamina C, largon sëmundjet e trurit

Dozat e larta të vitaminës C në organizëm, zvogëlojnë për gati 50% rrezikun nga sulmi në kokë. Me sasinë e vitamines C në trup mund të parandalohet mundësia e sulmit në tru, kjo është bërë e ditur pas një hulumtim i gjerë i kryer më rreth 20.000 persona të moshës së mesme dhe të vjetër, të kryer në Norfolk të Britanisë së Madhe. Efektet mbrojtëse të vitaminës C kundër sulmit në tru janë të vërtetueshme duke marrë parasysh faktorët të tillë si: mosha, gjinia, pirja e duhanit, alkooli, indeksi i masës trupore, shtypja, kolesteroli, aktiviteti fizik, diabeti, sulmet e mëhershme në zemër, marrja e ilaçeve dhe statusi shoqëror.

9. Ushqimet që duhen përdorur gjatë menstruacioneve

Humbja e gjakut do të thotë oksigjenim më të paket të qelizave të trupit, d.m.th lodhje më të madhe se zakonisht për të njëjtën punë. Patjetër ato dite duhet të hash më shumë se zakonisht. Mire është që femrat të marrin hekur nga farmacia. Por kujdes, hekurin mos e merr me stomak bosh, se do të rendojë shumë. Gjithashtu duhen konsumuar ushqime që përmbajnë shumë hekur të tilla si mish i kuq (viçi më mirë, sepse ka më shume hekur se qengji dhe derri). Duhet pire një gotë portokall i shtrydhur, pasi ky frut ka shumë vitamine C. Duhet të hani perime ngjyrë jeshile, sepse përmbajnë acid folik. Të mos hash në të njëjtin vakt një ushqim të pasur me hekur (p.sh. mish) me një ushqim të pasur me kalcium (p.sh. qumësht ose djathë). Ha patjetër çokollatë gjatë menstruacioneve, sepse përmban hekur dhe magnesium, ato gjera që trupi i humbet me gjakun e ikur.

10. Problemet urinare, kurohen me brokoli

 Është mire që brokolin ta konsumojmë më shpesh sepse është shume i ushqyeshëm dhe se përgatitja e tij është e lehtë. Brokoli mund të jetë shumë efikas në problemet që shfaqen të shumica e femrave por edhe te meshkujt. Brokoli është treguar shumë efikas edhe në kanalet urinare. Kjo sëmundje lajmërohet shumë shpesh të femrat, madje disa prej tyre mësohen të jetojnë me ketë problem. Mjeket deklarojnë se femrat të cilat kanë probleme më kanalet urinare duhet me ngrenë 200 deri 300 gram brokoli të zier. Brokoli përmban glukinolat, të cilat janë përbërje sekondare shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës.

11. Ushqimet që luftojnë plakjen

Spinaqi dhe fasulet janë konsideruar si dy ushqimet bazë për të luftuar plakjen. Një grup studiuesish nga  Australia, Indonezia dhe Suedia studiuan ushqyerjen e femrave dhe të meshkujve të moshuar dhe vërtetuan se, ata që kishin më pak rrudha konsumonin më shumë perime me gjethe jeshile dhe fasule. Sekreti? Këto ushqime janë të pasura me lendë që ndihmojnë në qetësimin e shërimin e qelizave të lëkurës. Një ushqim tjetër që lufton plakjen është edhe lëngu i rrushit. Ai jo vetëm që mbron nga infarkti dhe hemorragjia cerebrale, por mund të ndihmojë edhe në qetësimin e lëkurës. Dhe kjo, sepse rrushi përmban polifenolë, lëndë antioksiduese që e ruajnë lëkuren elastike dhe të lëmuar. Në grupin e ushqimeve që luftojnë plakjen futen edhe patatet e ëmbla, djathi i verdh.

12 . Kanceri i lëkurës luftohet me ushtrime dhe kafeinë

Nëse mund tu shtonit ushtrimeve fizike rutinë një ose dy filxhanë kafe do të reduktonit ndjeshëm rrezikun nga kanceri i lëkurës. Këtë e kanë provuar kërkimet më të fundit në këtë fushë. Kombinimi i ushtrimeve dhe kafesë shkatërron qelizat prekanceroze të cilat janë krijuar nga dëmtimi që shkaktojnë  rrezet ultraviolet. Sipas një grupi studiuesish në Rutgers University, pas eksperimenteve tek një kavie ka rezultuar se ka një efekt protektor të kafeinës dhe ushtrimeve, jo domosdoshmërish të përdorura të dyja njëherësh. Shkencëtarët mendojnë se një efekt i tille mund të jetë i ngjashëm edhe tek njerëzit. Pikërisht për ketë arsye, për të evituar kancerin e lëkurës ata rekomandojnë ndërhyrjen e kafesë me ushtrimet fizike.

13. Karota dhe vaji i Ullirit

Ka disa lloj ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu behën më të dobishme për organizmin e njeriut. Studimet e bëra, kanë treguar se nëse i ha karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund te pakesosh sasine e kalorive që merr, por humb marrjen e betakarotinës që është mjaft e vlefshme për trupin.

14. Evitoni dhimbjen e kokës me peshkun

Japonezët kanë një shkalle të ulët të depresionit sepse ata përdorin në gatim vajin e peshkut. Nutrionisti, Fabienne Garceau thotë se ne akoma nuk arrijmë të perceptojmë mesazhin kur flitet për ketë acid yndyror. Britaniket nuk para e përdorin peshkun, vetëm 11 % e tyre mund të marrin një herë në jave. Ndaj nuk është për t’u habitur kur shohim se njerëzit janë gjithnjë të tensionuar. Nëse nuk jeni një ngrënës i peshkut, mund të provoni me vezë të freskëta pule, të cilat janë shumë të përdorshme edhe si diete.