10:44 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / OSH

14 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalin e Pejës

14 pacientë të infektuar me COVID-19 janë të shtrirë në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se shtatë pacientë janë në okisgjenoterapi.

Kurse vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar se nga 5.272 testime, 562 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Ndërsa dy të tjerë kanë vdekur pas infektimit me COVID-19.