19:36 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

14 raste të reja me COVID-19 në Vushtrri, ja nga cilat fshatra janë

Janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 e 24 të shëruar.

Nga rastet positive, 14 janë nga Vushtrria, po ashtu janë shëruar 3 persona.

E në lidhje me të infektuarit ka shkruar kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Ky është postimi i tij:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sot janë shëruar 3 qytetarë të Vushtrrisë dhe kemi 14 raste të reja me Covid 19 nga 82 teste të kryera.

Rastet pozitive janë raste kontakti në lidhje familjare sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik.

Të gjitha rastet me Covid 19 me vendim të Inspektorit Sanitar të Komunës janë në vetizolim dhe nën mbikqyrje të Policisë së Kosovës dhe të Shtabit Emergjent Komunal.

Shtabi Emergjent dhe DKA kanë vendosur që në fshatrat ku ka raste me Covid 19 të mos hapen shkollat për klasën e 9 por të vazhdojë mësimi online.
Po ashtu bashkë me KBI në Vushtrri është vendosur që xhamitë në këto lokalitete të mbyllen deri në një vendim tjetër.

Ju lutemi KUJDES ruajeni vehtën dhe familjen tuaj nga Coronavirus.