09:13 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

14 shkurti po afrohet/ Ja sa para i kushtuan KQZ-së kabinat e votimit

Zgjedhjet e 14 shkurtit po afrohen, ndërkohë që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon përgatitjet e duhura.

Këtë herë KQZ-ja ka nënshkruar një kontratë që ka të bëjë për kabinat e votimit, transmeton IndeksOnline.

Për tenderin: “Furnizim me kabina të votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2021”, janë alokuar hiç më pak se 32 mijë euro.

Sipas tenderit të publikuar nga prokurimi, tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.T.SH “Diari”.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 31 mijë e 410 euro.

Vlen të kujtojmë faktin se për zgjedhjet e 14 shkurtit, KQZ-ja ka certifikuar 28 parti politike.