10:29 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tetë vjeçari me kancer befasohet nga e gjithë bota, i dërgojnë 40 mijë dhurata

Lutja e një djalit të sëmurë me kancer është bërë realitet.

Drake Quibodeaux, tetë vjeçar me kancer u gëzuar nga rreth 40 mijë njerëz anë e mbanë botës, duke i dërguar atij dhurata të ndryshme e kartolina krishtlindjesh.

Fillimisht, një mik i familjes kishte kërkuar përmes facebook-ut karta të krishtlindjeve për ta gëzuar Drake.

Ishte e mahnitshme, shumë shpejtë nisën të vinin letra e dhurata nga më të ndryshme.

Drake u diagnostikua me Difuzin Intrinse Pontine Glioma, një tumor shumë agresiv në tru.

Vetëm pesë për qind e fëmijëve me tumor mbijetojnë një vit pasi ata janë diagnostikuar nga kjo sëmundje. /Indeksonline/