19:00 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

14-vjeçari shkakton aksident të “shtrenjtë” duke i ikur policisë

Një i ri në Perth të Australisë ka bërë namin, pasi vodhi një Subaru të cilën ai përfundoi duke e përplasur në një Urus të verdhë si dhe një makinë patrullimi Toyota Hilux pas një ndjekje policie.

Sipas mediave lokale, shoferi i Lamborghini Urus ishte thjesht në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Lamborghini Urus ka një çmim prej rreth 260,000 dollarë, duke e bërë një aksident mjaft të shtrenjtë.

Shoferi 14-vjeçar i Subaru braktisi edhe një herë skenën në këmbë por policia ishte në gjendje këtë herë ta kapte dhe ta merrte në arrest. /IndeksOnline/