08:20 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

1408 gjoba u shqiptuan për 24 orë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se kanë ndodhur brenda ditës 36 aksidente në trafikun rrugor, 16 nga to me të lënduar.

Për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit, sakaq janë shqiptuar 1408 gjoba.

Ndërsa për vepra të ndryshme penale, sipas policisë, janë arrestuar 24 persona sit ë dyshuar, 8 nga ta janë dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./Indeksonline