17:52 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ministri Ismaili: Kemi vendosur rregull në hapësirat e QKUK-së

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar disa nga efektet pozitive që sipas tij kanë ardhur si rrjedhojë e aplikimit të kartelave hyrëse për vetura në QKUK.

Ai, thotë se është vendosur rregull në hapësirat e këtij institucioni, duke u nisur nga qarkullimi më i lehtë i veturave, më shumë vende parkingu, çlirimi nga uzurpimi i hapësirave të nevojshme dhe rrugëve të parapara për autoambulanca

“Rrugët e lira brenda QKUK-së janë shumë të rëndësishme, kurse merita është edhe e qytetarëve. #Rregull #QKUK“, ka shkruar ministri Ismaili.