08:30 / E Diele, 19 Nëntor 2023 / Gj. Sh

15 palestinezë të vrarë në orët e hershme të së dielës në Gazën qendrore dhe jugore

15 palestinezë u vranë orët e hershme të së dielës, si pasojë e bombardimeve ajrore izraelite në Rripin qendror dhe jugor të Gazës.

Kjo u bë e ditur nga agjencia palestineze e lajmeve WAFA, raporton The Telegraph.

13 persona u vranë në një sulm në një shtëpi në kampin Nuseirat në Gaza qendrore, ndërsa një grua dhe fëmija i saj u vranë në qytetin jugor Khan Younis, tha WAFA.