Dëshmitarët e Jehovait mblidhen në “Fadil Vokrri”
Në një kohë kur njerëzve po u ikën lumturia nga duart, Dëshmitarët e Jehovait ju ftojnë të ndiqni serinë vjetore të kongreseve me temën «Lumturia e përhershme,» që do të mbahet në Stadiumin «Fadil Vokrri», Prishtinë.
«Kush nuk dëshiron të jetë i lumtur?— tha Arbër Cërvadiku, zëdhënës lokal i Dëshmitarëve të Jehovait. Tema e kongresit të këtij viti flet për mënyrën se si të jemi të lumtur dhe si ta ruajmë lumturinë. Të gjithë ata që do të marrin pjesë, do të zbulojnë gëzimin e vërtetë që vjen nga një shpresë e fortë për të ardhmen. Ky aktivitet i shumëpritur do të ndiqet nga rreth 1500-2000 pjesëmarrës, përfshirë delegatë nga Shqipëria, të cilët do të strehohen në hotele të ndryshme në Prishtinë, duke sjellë të ardhura të rëndësishme për bizneset lokale gjatë gjithë fundjavës.»
Së bashku me video dhe intervista të bazuara në Shkrimet e Shenjta, kongresi «Lumturi e përhershme» do të paraqesë edhe fjalime me tema interesante si:
- Lumturia e përhershme — A është realiste?
- Pse je në ankth?
- A e ke zbuluar thesarin?
Vitin e kaluar, Dëshmitarët e Jehovait organizuan mbi 6,000 kongrese në gati 500 gjuhë me temën «Adhurimi i Pastër.» Më shumë se 12 milionë njerëz morën pjesë.
Për më shumë informacion rreth Dëshmitarëve të Jehovait dhe kongreseve që ata organizojnë, mund të vizitoni sitin tonë zyrtar jw.org.
Departamenti i Informacionit për Publikun. Dëshmitarët e Jehovait në Kosovë.

