17:34 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

15 persona me origjinë kosovare arrestohen në Spanjë, kryenin vjedhje në autostrada (Video)

Policia spanjolle ka arritur që të thyejë një organizatë kriminale që vodhi turistët në Spanjë.

15 të arrestuarit njoftohet të jenë me origjinë kosovare, të cilët vodhën gjësende të vlefshme dhe para nga automjete të ndryshme të parkuara.

Një nga truket që këta të fundit kishin vendosur të përdornin ishe t’u thonin njerëzve se goma e tyre e makinës është në dëmtim e sipër dhe se kanë ndaluar t’u ndihmojnë, shkruan Indeksonline.

Arrestimet u bënë pak ditë më parë në qytetet: Castelldefels, Badalona, Barcelona dhe Vilvanova I la Geltru.

Të arrestuarit akuzohen se kanë kryer krime të vjedhjes, kundërvajtje në trafik, falsifikime dhe plaçkitje nën kërcënim të armëve.

Një nga të arrestuarit u alarmua për operacionin e policisë dhe u arratis në autostradën në drejtim të Valencias. Ndjekja e policisë përfundoi me arrestimin e tij në Vilanova i la Geltru.

Shumë prej të burgosurve tashmë thuhet se kanë të grumbulluara vepra të ndryshme në polici. Disa prej anëtarëve të këtij grupi të arrestuar thuhet të kenë vepruar që nga viti 2013 dhe se po hetoheshin në mënyrë të përsëritur.

Hetimet që kanë qenë të shtrira për gjashtë muaj me radhë kishin nisur pas një dyshimi për një vjedhje që ishte bërë në njërën prej autostradave , ku ishin vjedhur 27 mijë euro.

Ndër të tjerash thuhet se të burgosurit kanë një shkallë të lartë specializmi, të përsorur gjatë viteve. Anëtaret e organizatës kanë përcaktuar role dhe zgjedhin viktimat më së shumti me origjinë të huaj, për shkak të sasive të mëdha të parave që zakonisht mbajnë për të qenë në pushime, raporton La Vanguardia.

Ata vepruan në tri grupe por u koordinuan dhe u drejtuan nga katër bosë. Organizata kishte bazën e themeluar në Kataloni dhe udhëhiqej nga persona që shfrytëzonin veprimin e të huajve në sezonin e verës përgjatë autostradave.

Të gjithë ata përdorën dokumentacione të falsifikuara për t’u identifikuar kur u zbuluan nga oficerët e policisë. Ata zakonisht merrnin edhe automjete me qira me të cilat udhëtonin.

“Sapo zbulonin automjetin që ata donin të sulmonin, ata  kërkonin të ndalet në shpatull ose në të njëjtën zonë shërbimi apo në pjesën tjetër të autostradës, duke e bërë shoferin të besonte se ai kishte një problem në automjet. Pasi ndalonin ata hutonin viktimat duke shfrytëzuar kështu objektet që kishin brenda automjetit”, raportohet tutje nga La Vanguardia.

Përgjatë gjashtë muajve të fundit, të njëjtit thuhet të kenë kryer rreth 100 grabitje./Indeksonline/