15:46 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / OSH

15 viktima dhe mbi 3 mijë e 500 raste të reja me COVID-19 në Serbi

Serbia po vazhdon të shënojë mijëra raste të reja me COVID-19, ndonëse ka filluar vaksinimin e popullsisë.

Në 24-orët e fundit, 3 mijë e 588 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në Serbi, nga 15 mijë e 74 mostra të testuara.


Gjatë kësaj kohe u regjistruan edhe 15 viktima.

Në spitalet në Serbi sot kanë qenë të shtrirë 3 mijë e 832 pacientë, 153 prej të cilëve janë në aparate për frymëmarrje.

Ndërsa, që nga fillimi i epidemisë, 2 milionë e 903 mijë e 450 njerëz janë testuar për koronavirus në këtë shtet.

449.901 raste janë regjistruar dhe 4.398 pacientë kanë vdekur.

Shkalla e vdekshmërisë është 0.98, sipas të dhënave zyrtare në Serbi.

Kujtojmë që Serbia është furnizuar me vaksinat kundër COVID-19 dhe është vendi i dytë në Evropë që ka vaksinuar më së shumti banorë.