09:53 / E Hënë, 11 Prill 2022 / MSH

150 vjetori i lindjes së Asdrenit, organizohet koncert në Teatrin Kombëtar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 20:00 do të mbahet koncerti artistik “Na flet Asdreni”.

Ky koncert do të organizohet me rastin e 150 vjetorit të lindjes së poetit, publicistit dhe veprimtarit shqiptar, Asdreni.

Aktiviteti është bërë në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë, bën të ditur MKRS.

Asdreni, u lind në Drenovë të Korçës më 11 prill 1872. Qysh herët u lidh me lëvizjen atdhetare të shqiptarëve të Bukureshtit dhe u bë një nga përfaqësuesit më të shquar të saj.

Himni, shkruar nga Asdreni njihet zyrtarisht në Kushtetutën e Shqipërisë si Himni i Flamurit.