17:23 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

16 raste pozitive në Premierligë

Virusi vazhdon të jetë problem në gjithë botën. Kjo po e prek edhe futbollin. Premier League i ka konfirmuar 16 raste të reja pozitive me Covid-19.

Federata e Futbollit Anglez sot gjatë ditës ka konfirmuar 16 raste pozitive me virusin, shkruan IndeksOnline.

Në 3 mijë e 115 teste të bëra prej datës 11 dhe 17 janar, vetëm 16 kanë rezultuar pozitiv.

Virusi vazhdon të jetë problem i madh në futbollin anglez. Klubet që po vuajnë më së shumti është Fulham dhe Aston Villa./IndeksOnline/