11:37 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

16-vjeçari i Liverpoolit që luan për grupmoshat shtatë vite më të vjetra se ai

Klubet dhe tifozët gjithnjë presin për lojtarë të talentuar nga akademia. Dhe tifozët e Liverpoolit tashmë janë duke e parë një të ri duke luajtur me grupmosha më të vjetrase ai.

Te skuadra e Liverpoolit, ka shumë lojtarë me përvojë, të shtrenjët e brilliant, por tifozët janë shumë të kënaqur edhe me të riun, Trent Alenxander-Arnold.

20-vjeçari e ka ”uzurpuar”krahun e djathtë të mbrojtjes – një pozitë ku Liverpooli ka pasur mjaft probleme në të kaluarën, transmeton IndeksOnline.

Tani, 16-vjeçari holandez, Ki-Jana Hoever është duke luajtur me grupmoshat, U-23 – 7 vite më të vjetër .

Ai bëri debutimin e tij për këtë grupmoshë në fundjavë, dhe sipas trajnerit të tij, ai bëri një paraqitje impresive.

”E pabesueshme. 16-vjeçar. Ai bëri një paraqitje të mirë. Isha shumë i impresionuar me të”, tha trajneri i U-23, Neil Critchley./IndeksOnline/

Temat: