19:46 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri me shokë ua ndreqë ditën fëmijëve të sëmurë në spitalin, ”Alder Hey”

Skuadra e parë e Liverpoolit e ka bërë vizitën e përvitshme të Krishtlindjeve në Spitalin e Fëmijëve, ”Alder Hey” në pasditën e sotme.

Para stërvitjes për ndeshjen e fundjavës me Man Unitedit, Jurgen Klopp dhe lojtarët e tij vizituan spitalin, ”Alder Hey”, një spital i cili kujdeset për mbi 275 mijë fëmijë çdo vit.

Lojtarët e Liverpoolin ishin së bashku për t’i takuar fëmijët, të cilëve iu blen dhurata.

Tutje, ata pozuan me fëmijët e sëmurë, duke ua ndrequr ditën.

Shihni fotografitë e mëposhtme të postuara nga faqja zyrtare e Liverpoolit./IndeksOnline/