13:27 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

16 vjeçari kosovar zëvendëson 38 vjeçarin

Talenti kosovar, Lirak Hasani është vetëm 16 vjeçar dhe luan në pozicionin e mesfushorit.

Përkundër moshës së re, ai nuk po e ka problem që të luaj për ekipin anglez, Doncaster, që bën gara në “League One”.

Aftësitë e tij po bëjnë që ai të thirret në ekipin e parë, transmeton Indeksonline.

Të shtunën, ai luajti për herë të dytë për ekipin anglez. Por ajo që çuditi më shumë mediat në Angli ishte se ai zëvëndësoi, 38 vjeçarin,  James  Coppinger, që është 22 vjet më i vjetër se Hasani.

16 vjeçari debutoi në ndeshjen kundër Luton, ku hyri si zëvendësues në 18 minutat e fundit.

Hasani ende nuk është thirrur nga kombëtarja e Kosovës apo e Shqipërisë. /Indeksonline/