22:02 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / Blerim

16-vjeçari, Moukoko hyn në histori të Bundesligës pasi shënoi me Dortmundin

Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Union Berlinit dhe Dortmundit, duel ky në kuadër të xhiros së 13’të në Bundesligë.

Golin e barazimit për klubin e Dortmundit e ka shënuar futbollisti 16-vjeçar Youssoufa Moukoko në minutën e 60’të të takimit, shkruan IndeksOnline

Moukoko bëhet futbollisti më i ri në histori të Bundesligës që shënon gol, madje si futbollisti më i ri që paraqitet në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Mbani mend këtë emër “Youssoufa Moukoko”.