75 Mall Live Search
12:52 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / P M

Short i vështirë për Kosovën

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka mësuar kundërshtarin për fazën “Play-Off” të Kampionatit Botëror të Vajzave, Brazili 2027.

Në muajin tetor, vashat tona do të përballen me Kombëtaren e Austrisë në kuadër të rundit të parë të fazës “Play-Off”.

Në rast fitoreje, Kosova do të avancojë në rundin e dytë, i cili do të zhvillohet në muajin dhjetor, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Izrael – Zvicër.Vashave tona u urojmë shumë suksese në këtë rrugëtim drejt Botërorit!