23:21 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

16 vjeçarja incizon nënën e saj teksa rrah brutalisht motrën e vogël

Nëna humb kujdestarinë e tre vajzave të saja pasi u filmua duke rrahur brutalisht vajzën e saj më të vogël për një filxhan çaji.

Daniela Galarza humbi durimin kur vajza e saj shtatë vjeçare e pyeti nënën e saj për t’ia përgatitur një pije.

Vajza e saj më e madhe, 16 vjeçare, regjistroi momentin shqetësues me telefonin e saj celular kur Galarza rrahu dhe mallkoi vajzën e saj të pambrojtur.

Vajza e frikësuar përpiqet të mbulojë veten për t’u mbrojtur nga grushtet e nënës së saj, përderisa motra e saj 11 vjeçare e shikon nga afër.

“Bëni çajin vet. Çfarë ju kushton juve për të bërë çajin”, dëgjohet nëna duke bërtitur, ndërsa e rrah vajzën e saj.

Vajza më e madhe mund të dëgjohet duke thënë mjaft.

Pas godet të voglën, nëna kthehet nga vajza e madhe që incizon me telefon dhe godet dhe atë duke i thënë lërë telefonin.

Këto i mazhe i kishte përdorur babai i vajzave për të ngritur aktakuzë ndaj saj në një stacion të policisë në Morteros.

Të miturat janë vendosur nën kujdestarinë e gjysh së tyre nga ana e babait.

Përkundër provave që u bën virale nëpër mediat sociale, nëna nuk u arrestua./Indeksonline/