13:02 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

160 dronë, në mënyrë të sinkronizuar, dhurojnë spektakël në Londër, shënojnë rekord të ri botëror

 Rekordi botëror për numrin më të madh të dronëve që janë përdorur gjatë një spektakli të kompanisë telefonike BT, ka arritur të bëhet kryetemë e mediave botërore

Në një total prej 160 dronësh kanë fluturuar në mënyrë të sinkronizuar derisa këngëtarja Jess Glynne, po performonte hitin “I’ll be there” në eventin e organizuar në Wembley.

Që të gjithë dronët janë kontrolluar nga një kompjuter i kontrolluar nga nxënësit e një shkolle në pjesën qendrore të Londrës.

Nxënësit e shkollës “St Joseph” në Islington të Londrës, kanë ndihmuar në realizimin e koreografisë së sinkronizuar të dronëve që fluturonin mbi kokat e të pranishmëve.

Me këtë rast zyrtarët e librit të rekordeve “Guiness”, i kanë dorëzuar çmimin për këtë spektakël të paparë.