16:49 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

161 raste të reja me COVID-19 e 12 viktima në Maq. Veriore

Vijojnë të jenë në rritje shifrat me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Siç raportojnë autoritetet shëndetësore në Shkup, në 24 orët e fundit janë regjistruar 161 raste të reja dhe 12 viktima.

Shpërndarja gjeografike e viktimave:

7 nga Shkupi (56, 86, 71, 57, 41, 86 dhe 82 vjeç), një nga Struga (67), një nga Tetova (85), një nga Manastiri (68), një nga Kavadarci (56) dhe një nga Prilep (63). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.


Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja:

Shkup-90, Kumanovë-11, Stip-2, Prilep-6, Tetovë-5, Veles-4, Kavadarci-2, Gostivar -15, Strumica-8, Kriva Palanka-1, Radovish-1, Kocani-3, Probistip-2, Berovo-6, Valandovo-1, Delçevo-2, Kërçovë-2.

Nga rreth 5550 raste aktive në Maqedoninë e Veriut, pothuajse gjysma e tyre janë në Shkup.