75 Mall Live Search
09:18 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / KV

Dy të rinj përfundojnë në spital pas një aksidenti të dyshimtë në Klinë, rasti cilësohet si tentativë vrasjeje

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një ngjarjeje të rëndë që ka ndodhur në Klinë, ku një aksident trafiku dyshohet se është shkaktuar qëllimisht.

Sipas informacioneve fillestare, një veturë e tipit Audi dyshohet se ka goditur me qëllim një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy të rinj.

Si pasojë e përplasjes, të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit kompetent, ngjarja është cilësuar si “Tentativë vrasjeje”, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë hetimet për të sqaruar motivet dhe përgjegjësitë që lidhen me këtë rast.