20:14 / E Premte, 17 Maj 2024 / Gj. Sh

17 maji ditë ”baksuze” për Masimilliano Allegrin

17 Maji është një datë që do të kujtohet gjatë nga trajneri Massimiliano Allegri.

Në këtë datë pesë vite më parë ndodhi shkarkimi i parë i trajnerit nga Juventus, ndërsa edhe 17 Majin e 2024-ës fati i Allegri-t është përsëritur, duke e kthyer këtë datë në një “mallkim” për 56-vjeçarin.

Pasi fitoi Kupën e Italisë në finalen ndaj Atalanta-s Allegri pati një sjellje shumë të keqe ndaj një pjesë të klubit torinez, por edhe ndaj medieve, situatë që në fund çoi edhe në shkarkimin e tij nga stoli i Juventus-it.

“Juventus njofton se ka liruar Massimiliano Allegri-n nga roli i tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Shkarkimi vjen pas disa sjelljeve gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë, të cilat klubi i cilësoi të papajtueshme me vlerat e Juventus-it dhe me sjelljen që duhet të adoptojnë ata që e përfaqësojnë atë.

Mbaron një periudhë bashkëpunimi, e cila filloi në vitin 2014, rifilloi në vitin 2021 dhe përfundoi pas 3 sezoneve të fundit së bashku me finalen e Kupës së Italisë. Klubi i uron Massimiliano Allegri-t fat në projektet e tij të ardhshme”-shkruhet në reagimin zyrtar të “Zonjës së Vjetër”.

Rikujtojmë që pas shkarkimit të parë të Allegri-t kreun e stolit të Juve-s e mori Maurizio Sarri, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë pasuesi i trajnerit 56-vjeçar.