07:18 / E Hënë, 24 Janar 2022 / MSH

17 mijë e 743 raste aktive me COVID

Në 24 orëshin e kaluar, 2.957 qytetarë në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ndërkaq, 458 qytetarë u shëruan nga ky virus.

Kjo ka bërë që numri i rasteve aktive të shkojë në 17.743.

Komuna me më së shumti raste pozitive është Prishtina, me 6578 të tilla, e prirë nga Mitrovica me 1432, dhe Peja me 1414.

Në anën tjetër, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm dje janë dhënë 6.806 doza të vaksinës kundër COVID-19. Teksa, që nga fillimi i pandemisë, janë administruar gjithsej 1.745.974 doza.