13:03 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

17 vjeçaren e zë rryma, derisa bënte dush kishte kapur telefonin për ta kontrolluar

Një vajzë 17 vjeçare vdiq përderisa përpiqej të kontrollonte telefonin e saj të mençur, përderisa ishte duke bërë dush gjatë, duke e zërë kështu rryma.

Nëna e saj e gjeti atë të rrëzuar në vaskë dhe nxitoi të thërriste një ambulancë në banesën e tyre në qytetin portal të Outreau, në Pas-de-Calais, në Francën veriore.

Por ishte tepër vonë për mjekët që ta shpëtonin.

Ajo thuhet se në kohën kur bënte dush dhe e mori telefonin për ta shikuar, e kishte të vendosur telefoni në karrikues./Indeksonline/