Kryeministri britanik hedh akuza të rënda ndaj Elon Muskut
Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin Elon Musk se “po përpiqet të shkaktojë përçarje” në Mbretërinë e Bashkuar, pas vrasjes së Henry Nowak-ut.
Duke folur gjatë një vizite në Yorkshire, kryeministri britanik tha: “Ne… duhet të pohojmë se kush jemi si vend, sepse Musk ka ndërhyrë në politikën tonë ditët e fundit, duke u përpjekur të shkaktojë përçarje”, shkruan skynews, transmeton IndeksOnline.
“Ne nuk jemi të tillë në Britani. Ne jemi njerëz të arsyeshëm dhe tolerantë. Kur kemi një rast të tmerrshëm si ai i Henry-t, Henry Nowak, ne reagojmë me qetësi siç ka bërë familja e tij”, tha Starmer.
Starmer gjithashtu ka mbështetur padinë e laburistes Jess Asato kundër Musk, duke thënë se ajo ka “absolutisht të drejtë” pasi “imazhe të neveritshme u krijuan, në rastin e saj të veçantë nga Grok-u”.
Kryeministri shtoi: “Jam vërtet i kënaqur që u përballëm me Grok-un disa muaj më parë, sepse kjo është beteja në të cilën duhet të jemi, duke u përballur me disa nga këta ofrues platformash [dhe] me disa nga këto imazhe të neveritshme, vërtet të neveritshme. Ne e fituam atë”.

